Implantologjia
Implantologjia
Implantologjia është degë e dentistrisë që merret me vendosjen dhe menaxhimin e implanteve dentare, të cilat janë zëvendësime të përhershme të rrënjëve të dhëmbëve të humbur ose të dëmtuar.
Procesi i Implantimit:
1-Konsultimi dhe Planifikimi:
Mjeku bën një analizë të plotë të strukturës së gojës dhe kockës së nofullës për të siguruar që pacienti është i përshtatshëm për implantim.
2-Përdoren radiografi dhe CT skanime për të planifikuar vendosjen e implantit.
3-Vendosja e Implantit:
Një implant dentar është një dispozitiv metalik (zakonisht titan) që vendoset në kockën e nofullës, në vendin e dhëmbit të humbur. Ky proces shpesh kërkon një ndërhyrje kirurgjikale të vogël.
4-Integrimi i Implantit:
Pas vendosjes së implantit, pas një periudhe të caktuar (zakonisht disa muaj), implantet do të integrohen në kockë në një proces të quajtur osteointegrim. Kjo siguron që implanti të jetë i fortë dhe i qëndrueshëm.
5-Vendosja e Kurorës:
Kur implantet janë integruar plotësisht me kockën, një kurorë dentare ose një protetikë tjetër mund të vendoset për të rikthyer funksionin dhe estetikën e dhëmbit të humbur.



Përdorimi i Implantologjisë:
-Zëvendësimi i dhëmbëve të humbur.
-Zëvendësimi i dhëmbëve që kanë dështuar ose janë dëmtuar.
-Përshtatja e protezave të mbështetura mbi implante për pacientët që kanë humbur shumë dhëmbë.