Endomotori

Endomotori

Endomotori ështe një pajisje inovative e dizenjuar për të lehtësuar procedurat endodontike preparim dhe mbushje precize të kanaleve.

Funksionet e Endomotorit:

1.Përmirësimi i kontrrollit dhe saktësisë.
Endomotori mund të kontrrollojë shpejtësinë dhe forcën e lëvizjes së instrumentave endodontike,duke siguruar që procesi i pastrimit të kanaleve të rrënjës të bëhet me saktësi dhe pa rrezik për dëmtimin e dhëmbit.

2.Përshpejtimi i procesit:
Përdorimi i endomotorit bën që pastrimi dhe modelimi i kanaleve të bëhet sa më efikas.

3.Uljen e riskut për infeksione

4.Hapja e kanaleve të kthyer dhe të kalcifikuar

Obturatori One Step

Obturatori One Step është një pajisje që përdoret në procedurat endoodontike për të mbushur dhe mbyllur kanalin e rrënjës në një hap të vetëm gjatë terapisë së kanalit të rrënjës (RCT)

  • Efikasiteti:
    Procesi në një hap zvogëlon kohën e nevojshme për fazën e obturimit të terapisë së kanalit të rrënjës.

  • Mbyllje e Plotë:
    Ai ndihmon në krijimin e një mbylljeje më të mirë krahasuar me metodat manuale, duke reduktuar mundësinë e infeksionit.

  • Komoditeti i Pacientit:
    Procedura është shpesh më e shpejtë dhe më e rehatshme për pacientin, pasi zvogëlon numrin e hapave të përfshirë në trajtim.
×